Connect with us

Kosova

Avokati serb: Vuçiç ka paguar miliona euro për ta marketuar ndryshe sulmin terrorist në Banjskë

Avokati serb, Cedomir Stojkoiviç tha se politika e jashtme gjermane do të përqendrohet gjithnjë e më shumë në përputhjen e vendeve të Ballkanit me politikat evropiane.

Në këtë kontekst, është shumë e qartë se Gjermania do t’i kushtojë më shumë rëndësi harmonizimit të Kosovës me politikën evropiane në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën, si dhe Kinën dhe pika të tjera thelbësore.

Kurse, në anën tjetër, Stojkoviq tha se Beogradi po bën të kundërtën, teksa po tregon se nuk ka interesa evropiane.

Ai potencoi faktin se presidenti serb eshte personi qe ka organizuar drejtpërdrejt sulmin terrorist në Banjska dhe ka angazhuar të njëjtët individë për të ruajtur ndërtesën e presidencës në Beograd.

“Herët a vonë, këto çështje do të bëhen më të rëndësishme për Gjermaninë sesa Bashkësia e Komunave Serbe” – theksoi avokati I njohur.

Ndër të tjera, ai dha edhe disa detaje për sulmin terrorist në Banjskë, ku tha se Vuçiç pagoi qindra njerëz për ta portretizuar sulmin në Banjskë si një akt nga forca mashtruese

“Vuçiç shpenzoi miliona euro për përpjekje marketingu dhe diplomatike për të hequr përgjegjësinë nga vetja. Tani, një fotografi ka treguar më shumë se një mijë fjalë dhe ka vërtetuar gjithçka që Vuçiç pagoi për ta mbajtur të fshehur” – theksoi Cedomir Stojkoviq

Advertisement