Connect with us

Aktualitet

Gjyqi për lirinë me kusht, Prokurori dakord, Shërbimi i Provës pozitiv për Ervin Salianjin

Gjyqi për lirinë me kusht për Ervin Salianjin…
Shërbimi i Provës ka paraqitur raportin e saj, në bazë të të cilit do të vendoset për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat.

Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-deputeti. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv ndërsa edhe Prokuroria ka dhënë dakordësinë për lirimin e tij me kusht.

Ervin Salianji në burg që në shtator 2024, u dënua me 1 vit heqje lirie për kallëzim të rremë

Gjyqi për lirinë me kusht, Prokurori dakord, Shërbimi i Provës raport pozitiv për Ervin Salianjin

Në seancën e 23 qershorit, përfaqësuesi ligjor i Salianjit, Ledio Braho tha se raporti i vlerësimit nga Burgu Fier ka ardhur pozitiv.

Salianji i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Ai e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Ervin Salianji u dënua për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

LAJMI NE PERDITESIM

Në orën 11:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier nisi seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori ka dhënë dakordësinë për lirimin e tij. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim.

Ai ka përmbushur dy të tretat e dënimit dhe kërkon lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.

Seanca e sotme konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi pritet të përcaktojë nëse ish-deputeti do të lirohet apo do të vazhdojë qëndrimin në qeli.

Advertisement