Connect with us

Kronike

EMRAT/ Plagosja e dyfishtë, shpallen në kërkim dy vëllezërit, të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

Policia e Sarandës, me mbështetjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH), është vënë në kërkim të dy vëllezërve të dyshuar si autorë të një plagosjeje të ndodhur së fundmi në qytet.

Të dyshuarit janë identifikuar si Ramadan Zoto, i njohur edhe me emrin Ramadan Canaj, 43 vjeç, dhe Erjon Canaj, 35 vjeç.

Sipas burimeve policore, Ramadan Zoto/Canaj rezulton një person me rrezikshmëri të lartë, me precedentë penalë të mëparshëm në Greqi, ku është dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë veprimtarisë së tij kriminale jashtë vendit, ai mësohet se ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke.

Aktualisht ai ndodhej në proces gjyqësor në Gjykatën e Sarandës për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, Erjon Canaj, vëllai i tij, ka qenë i përfshirë më parë në incidente të ndryshme me natyrë kriminale. Në dhjetor 2022, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj rojës së Spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt të vitit 2024 u arrestua në banesë, ku u gjet në posedim të dy armëve zjarri të tipit pistoletë.

Pavarësisht ngjarjes, ai u shpall i pafajshëm disa muaj më vonë nga Gjykata e Sarandës.

Operacioni për kapjen e tyre është ende në vijim, ndërsa Policia ka intensifikuar kontrollet në disa zona të qytetit dhe përreth tij. Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Rrethit Sarandë.

 

Advertisement