Bota
Marrëveshja me Teheranin, JD Vance: Irani do të marrë përfitime në bazë të përparimit që bën
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, një negociator kyç në bisedimet e paqes me Iranin, ka ndërhyrë në debatin mediatik që po zien rreth marrëveshjes së afërt dhe detajeve të saj.
“Po shoh shumë informacione të rreme në lidhje me një marrëveshje të mundshme për të rihapur Ngushticën dhe për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Iranit”, shkroi zëvendëspresidenti amerikan në rrjetet sociale.
Ai tha se Irani nuk do të marrë asnjë para në dorë dhe asnjë fond nuk do të lirohet thjesht për nënshkrimin e një marrëveshjeje ose pjesëmarrjen në një takim. Teherani dhe rajoni do të merrnin “përfitime ekonomike” vetëm pasi Irani të përmbushte detyrimet e tij.
Zëvendëspresidenti gjithashtu kritikoi marrëveshjen e supozuar, të cilën ai tha se bazohej në raportet e sotme të medias iraniane.
“Presidenti do të na sigurojë një rezultat të mirë, në një mënyrë ose në një tjetër”, shkroi Vance.