Connect with us

Kronike

“S’keni prova”, Bushgjokaj përplaset me prokurorin në gjyq, çfarë ndodhi në seancë

Debate të forta janë zhvilluar në seancën gjyqësore që u mbajt sot ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokajn dhe Petrit Çakrrin, pasi akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës. Bushgjokaj është përplasur gjatë gjithë kohës me prokurorin dhe ka kundërshtuar masën e sigurisë.

34-vjeçari mësohet se ka kundërshtuar provat e paraqitura nga organi i akuzës. Por, prokurorët kanë pretenduar se provat janë të plota, duke pasur parasysh që janë mbledhur edhe të dhëna nga GPS e makinave apo pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura gjatë rrugës, ku automjeti i Renis Dobrës është ndjekur nga dy makina të tjera.

Për vrasjen e Dobrës janë shpallur në kërkim edhe dy vëllezërit e 34-vjeçarit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Advertisement