Kronike
E trishtë/ Gjendet trupi i pajetë i një 65 vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një 65-vjeçar, me inicialet G.B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

