Komentet e tij erdhën pasi i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tërhoqi dje negociatorët nga Doha e Katarit, duke akuzuar Hamasin se nuk ishte bashkëpunues dhe i gatshëm të arrinte një marrëveshje.

“Ata u larguan nga negociatat. Kjo ishte keq. Hamasi me të vërtetë nuk donte të arrinte një marrëveshje. Mendoj se ata duan të vdesin”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se sapo “të sigurohet edhe pengu i fundit”, “do të duhet ta përfundojmë punën që filluam”.

Trump u tha gazetarëve gjithashtu se një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky , “do të ndodhë, por brenda dy ose tre muajsh”.