Politike
Plazhet shqiptare nën vëmendjen e turistëve të huaj, Rama ndan pamje nga Saranda dhe Ksamili

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një tjetër mesazh optimist për sezonin turistik në vend, duke theksuar interesin në rritje të turistëve të huaj për bregdetin shqiptar.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Saranda dhe Ksamilit po mirëpresin çdo ditë turistë nga e gjithë bota, të cilët po shijojnë detin, mikpritjen dhe plazhet publike të zonës.
“Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit, shumë prej tyre vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”, shkruan kryeministri.

