Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga flakët restoranti i këngëtarit Zef Beka, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, konkretisht pranë zonës Lezhë-Milot. Flakët kanë përfshirë restorantin e dasmave “Orkidea Palace”, në pronësi të këngëtarit Zef Beka. Flakët kanë nisur në pjesën e jashtme të restorantit nga disa shkurre, por ato janë përhapur me shpejtësi në pjesën e kuzhinave. Nga zjarri rrezikohen gjithashtu edhe disa banesa pranë.

Lidhur me këtë ngjarje, menjëherë janë angazhuar në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të cilat aktualisht kanë dalë jashtë kontrollit. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur.

Advertisement