Kosova
Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer së fundmi ka zhvilluar një intervistë për mediat në Kosovë ku ka folur lidhur me ngërçin politik në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh. Serwer gjatë fjalës së tij u shpreh se ngërçi politik në vend ka ardhur nga një mosmarrëveshje tipike për sistemet parlamentare. Sipas tij Kushtetuta nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj.
Ai shtoi se për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një Qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar. Serwer theksoi se ky ngërç dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi e demokracisë në Ballkan, pasi vendi mbetet pa qeveri funksionale.
Në lidhje me reagimet e aleatëve perëndimorë, Serwer u shpreh se SHBA dhe BE e shohin këtë krizë si sfidë të përkohshme, jo si problem afatgjatë. Ai u bëri thirrje liderëve politikë që të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke kujtuar se demokracia është proces afatgjatë.

