Connect with us

Horoskopi

Shtatori sjell “furtuna” në astrologji, Chrysanthi Kalogeri: Shenjat do të sfidohen nga dy eklipse…

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori vjen jo vetëm me kthimin në rutinë, por edhe me një sërë trazirash astrologjike që pritet të lëkundin jo pak prej nesh. Dy eklipse të fuqishëm, eklipsi i Hënës në shenjën e Peshqve dhe ai i Diellit në shenjën e Virgjëreshës do të lëkundin stabilitetin e shenjave.
Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron një muaj të mbushur me sfida, mbyllje kapitujsh dhe fillime të reja që kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe qartësi mendore për shenjat e zodiakut.
Sipas astrologes periudha nga 21 deri më 24 shtator duhet trajtuar me kujdes të veçantë, për shkak të ndikimeve të forta të Marsit dhe Plutonit që mund të nxisin konflikte dhe tensione. Por përtej sfidave, qielli i këtij muaji fsheh edhe mundësi: kthjelltësi mendore, thellim në ndjenja dhe vendime që na ndihmojnë të riorientohemi drejt së ardhmes.
“Shtatori do të jetë një muaj me sfidat e veta. Është një muaj me eklipse, kemi në datën 7 eklipsin e Hënës në shenjën e Peshqve. Ka shanse të mira ky eklips, megjithatë eklipset kanë të bëjnë me mbylljen e një kapitulli dhe sjelljen e disa ndryshimeve me qëllim që të bëjmë disa hapa më tutje. Eklipsi i dytë është eklipsi Diellor në shenjën e Virgjëreshës, në datën 21. Është pak më i vështirë, pasi premton fillime të reja dhe duhet të ngremë pak më shumë barrën e përgjegjësisë. Këto eklipse ndoshta për disa do të sjellin çështje që ishin më parë, por janë lënë pezull dhe nuk është mbyllur kapitulli.
Këto çështje të lëna pezull mund të kenë nisur që na marsi i 2025, por mund të vijnë disa herë edhe nga shtatori i vitit të kaluar. Në datën 2 kalon Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës, një pozicion shumë i mirë dhe i rëndësishëm këtë muaj pasi na jep një komunikim shumë të mirë, kthjelltësi mendore, mundësi për të bërë një analizë sa më të mirë të situatave dhe një angazhim sa më të mirë në punë. Afërdita vazhdon që të jetë në shenjën e Luanit në një pozicion shumë të mirë, ku dashuria ka vendin e saj në përditshmërinë tonë. Në datën 8 kalon Mërkuri në shenjën e Peshores, atje ku fjala ngjyroset më bukur, më me delikatesë dhe më me ndjenjë.

Gjithashtu kalon Afërdita në shenjën e Virgjëreshës në datën 18-19, ku tashmë deri në fund të muajit, ndjenjat ngjyrosen më tepër nga logjika. Kryesorja e muajit është që Marsi pas eklipsit, në datën 22, kalon në shenjën e Akrepit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga data 21 e deri në datën 24, ku Marsi bën disa aspekte jo pozitive me Plutionin, ku do të ketë incidente dhe një tendencë për të hyrë më tepër në konflikte. Ruani gjakftohtësinë, mos e ekspozoni veten në rrezik. Shikojini “pengesat” e shtatorit si sfida të cilat do të na çojnë në rrugën ku duhet të gjendemi”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri

Advertisement