Connect with us

Aktualitet

Makina pëson defekt dhe përmbyset në rrugë, pasagjeri i plagosur dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gimaj të Shkodrës.

Një automjet është përmbysur në rrugë, pasi dyshohet se ka pësuar defekt gjatë lëvizjes.

Si pasojë është plagosur pasagjeri M. N., i cili u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 

 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement