Kreu i PD Sali Berisha ka sjellë sërish sot në vëmendje dosjen McGonigal dhe përfshirje ne kryeministrit Edi Rama në të.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kreu i PS ka takuar tre herë Charles McGonigal dhe ka kryer me të disa veprimtari kriminale në luftë kundër opozitës.

Sipas tij, Rama kreun përdorimin e forcës së institucionit më të fuqishëm hetues në botë kundër kundër pluralizmit politik në Shqipëri.

“Inspektori i Përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri 2 herë dhe në New York dy herë me Ramën, për të cilën miqësia me McGonigal ishte krenari, në terma anglisht, mik.
Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Ramën në pagesat për luftën kundër opozitës shqiptare, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave marramendëse, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetimet private për llogari të Ramës dhe Doshit në Vjenë.

Të përdorësh FBI kundër opozitës, ke kryer një krim të rëndë anti-kushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri.
McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se Ramaduro që mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Natyrisht, sot unë jam këtu për një ngjarje të censuruar në mënyrë të tmerrshme nga mediat kryesore të vendit, ndërkohë që ajo ushton dhe rezonon në të gjithë mediat e botës.
Dje, inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë publikoi raportin për veprimtarinë kriminale të dosjes shqiptare të famëziut McGonigal dhe Edi Rama.
Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh.
Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai.
Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa.
Së pari, inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari.
Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare.
Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse.
Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.
Pra, një veprimtari për të gjithë ata të cilët duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro-Mcgonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them se vetëm sa diskreditoni veten.
Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi.
Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një kompanie tjetër me kërkesë të McGonigal, duke marrë Shqipëria një gjobë dhjetëra milionë dollarë nga kompania e përparshme, ke krye një krim të shëmtuar në ligjin shqiptar dhe ligjin amerikan.
Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues.
Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri.