Conor McGregor, ish kampioni i arteve marciale mikse ka hedhur kandidaturën për t’u bërë President i Irlandës. McGregor tani, pas një përvojë mjaft të mirë në sport, ka vendosur që të futet në politikë.
“Qytetarë të Irlandës, ka ardhur koha për ndryshim të vërtetë! Si President, nuk do të firmos asnjë ligj pa e kaluar më parë te populli!
Nëse dëshironi të shihni emrin tim në fletën e votimit për president, ju lutem kontaktoni sot me këshilltarët lokalë të qarkut tuaj dhe kërkoni që të më propozojnë”, tha McGregor në videon e shpërndarë në rrjete sociale.
Mbështetje për McGregor ka dhënë edhe një njeri me shumë ndikim si Elon Musk. ‘Askush nuk do të luftojë më fort për popullin e Irlandës sesa Conor McGregor!’ shkroi Musk në X. Vlen të theksohet se përkrahja për McGregor ka qenë mjaft e madhe edhe nga personazhe të tjerë.