Connect with us

Kronike

Tronditëse/ Çifti i të moshuarve përplaset nga makina në vijat e bardha, dërgohen në spital

Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha.

Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.

Advertisement