Connect with us

Politike

Mbeti jashtë Kuvendit/ Lapaj nuk dorëzohet: Do të vazhdoj luftën në rrugë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një video në rrjetet sociale, një ditë para nisjes së Kuvendit të ri, ku ai mbeti jashtë, teksa forca e tij politike do të ketë vetëm një përfaqësues.

Lapaj thotë se votat që morën në të gjithë Shqipërinë, do të duhet të përfaqësoheshin në Parlament me 6-7 deputetë, por sistemi aktual nuk e lejon.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të luftojë gjatë këtyre 4 viteve për depolitizimin e administratës zgjedhore, për hapjen e listave, për ligjin për referendumet, për demokratizimin e Shqipërisë dhe kundër atyre që kanë ngritur një sistem që e ka marrë peng vendin tonë. Sipas Lapaj, ai do të jetë përballë Edi Ramës dhe Sali Berishës, të cilët i akuzon si “pengmarrësit e Shqipërisë”.

Më tej, ai thotë se përfaqësuesja e tyre në Kuvend do të jetë e para e listës, Ana Dajko, e cila do të propozojë të gjitha nismat ligjore të “Shqipëria Bëhet”, teksa thekson se në Kuvend do të përballen juridikisht, por premton se beteja politike do të vijojë edhe në rrugët e vendit.

Adriatik Lapaj: Për nga numri i votave, Lëvizja do të duhet t’u përfaqësonte ju në këtë legjislaturë me të paktën 6 deri në 7 mandate, por sistemi e pamundësoi. Në këtë legjislaturë ne do të përfaqësohemi juridikisht me një mandat deputeti, të cilin do të dëshironim të vinte nga radhët e listave të hapura. Por që sërish sistemi përdori gjithë marifetet e veta për të mos e lejuar si standard demokratik. Lëvizja Shqipëria Bëhet është një lëvizje që është krijuar në konceptin e garës dhe meritokracisë, e ne do të vazhdojmë të luftojmë gjatë këtyre 4 viteve për depolitizimin e administratës zgjedhore, për hapjen e listave, për ligjin për referendumet, për demokratizimin e Shqipërisë dhe kundër atyre që kanë ngritur një sistem që e ka marrë peng vendin tonë. Thënë kështu, nuk mund të jemi ndryshe përveç se përballë autorëve të pengmarrjes së Shqipërisë, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Në këtë legjislaturë, ne do të përfaqësohemi nga deputetja znj. Ana Dajko e cila do të paraqesë në mënyrë periodike projektligjet e formuluara nga ekipi juridik i lëvizjes Shqipëria Bëhet për të përfaqësuar nevojën për ndryshim të problematikave të fushave të ndryshme të jetës së qytetarëve. Juridikisht do të shihemi në Parlament, politikisht do të shihemi rrugëve të atdheut.

Advertisement