Connect with us

Politike

U mbajt seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?

Nga 140 deputetë që morën mandatin nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, 5 prej tyre nuk u betuan në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në seancën e së premtes, munguan 3 deputetë nga grupi parlamentar demokrat, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli.

Bylykbashi dhe Vokshi ndodhen në një takim të Partive Popullore Evropiane ndërsa deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj.

Dy deputetët e tjerë që munguan në seancën e konstituimit të Kuvendit, I përkasin Partisë Socialdemokrate.

 

 

Ata do të zëvendësojnë Tom Doshin, kreun e PSD dhe Sabina Jorgo, të cilët kanë hequr dorë nga mandati dhe në vend të tyre do të futen në Kuvend Osman Teta dhe Meri Markiçi.

Teta ka qenë i treti në listën e mbyllur të PSD-së, ndërsa Markiçi ka siguruar mandatin si gruaja më e votuar, me 614 vota.

Për 5 deputetët që munguan, betimi i tyre do të bëhet në seancën e radhës.

Advertisement