Connect with us

Aktualitet

Alarmante/ 56-vjeçari merret peng nga dy persona, shkak konflikti i autorve me djalin e tij

Policia në Kamëz njofton se ka shpallur në kërkim 2 shtetas, pasi dyshohet se kanë marrë peng një 56-vjeçar.

Përparim Mehmeti është marrë me forcë nga banesa e tij dhe është futur në një automjet. Ai është mbajtur për disa orë në një banesë.

Sipas policisë, shkak për pengmarrjen dyshohet se është konflikti që kanë pasur autorët me djalin e 56-vjeçarit.

“Shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij”, njofton policia.

 

 

Njoftimi:

Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Advertisement