Connect with us

Kosova

James Rubin tregon se pse SHBA e shpalli në fillim UÇK-në si organizatë terroriste

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dëshmitar i ftuar nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.

Rubin u pyet nga ekipi i Prokurorisë rreth pretendimeve se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përfshirë në veprimtari kriminale dhe vrasje. Në përgjigjen e tij, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kishin shqyrtuar këto akuza, por nuk kishin arritur t’i vërtetonin

“Ka patur pretendime dhe akuza për një vit, ne shikuam ato nuk arritëm t’i vërtetonim. Mendoj që po ata ishin një forcë qe duhej të merreshin parasysh dhe në konsideratë në terren dhe ne donim të krijonim një Kosovë më afatgjate, të kishim shkëmbime dhe të punonim me z. Thaçi”, deklaroi Rubin.

Në vijim, prokurori i çështjes e pyeti nëse është e saktë që në vitet 1998 dhe 1999 mediat ndërkombëtare dhe organizatat tjera kishin publikuar raporte me pretendime të besueshme për krimet e kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.

Rubin iu përgjigj shkurt: “Po.”

Më tej, prokurori iu referua një dokumentari të transmetuar nga BBC, duke e pyetur Rubin nëse aty ai kishte pranuar që anëtarë të UÇK-së kishin vrarë civilë serbë me gjakftohtësi. Në përgjigje, Rubin deklaroi:

“Më kujtohet se i dënuam veprimtaritë e UÇK-së në fazën fillestare, pasi po vriteshin civilë dhe jo ushtarë, prandaj dhe ne i dënuam këto veprimtari terroriste të UÇK-së, por me kalimin e viteve njohëm më mirë organizatën”, u shpreh Rubin

Dëshmia e Rubin është pjesë e një serie dëgjimesh ku mbrojtja e Thaçit po paraqet  –  Ekspress.al

Përditësim i lajmit

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, deklaroi se qëndrimi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndryshoi pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujen, duke shtuar se pastaj e kuptuan se ishin në “anën e engjëjve” pasi u nënshkrua marrëveshja e paqes.

“Për një periudhë të caktuar, derisa e kuptuam mirë situatën, fillimisht e përshkuam atë si një organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste, dhe sigurisht që ne nuk donim të lidhnim apo të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi më pas, pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujen, dhe e konsideruam se ishin në anën e engjëjve pasi nënshkruan marrëveshjen e paqes”, tha Rubin para trupit gjykues.

Advertisement