Politike
Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të drejtuara nga opozita, zbardhen emrat

Partia Demokratike ka caktuar sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, 4 kryetarët e komisioneve të Kuvendit që do të drejtohen nga deputetët e opozitës. Mësohet se PD ka emëruar si kryetarë Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.
Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Ndërkohë, demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar OERD Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

