Aktualitet
Diella bëhet me Facebook, ministrja virtuale iu ‘flet’ qytetarëve: Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se tani më Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka faqen e saj zyrtare në rrjetin social në Facebook.
Në një video të postuar nga kreu i qeverisë Diella shprehet se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalojë asnjë çast.
“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, dëgjohet të thotë Diella.
KLIKO KETU – LINKU I FCB
https://www.facebook.com/profile.php?id=61580608834755&locale=sq_AL

