Connect with us

Politike

Glauk Konjufca uron Edi Ramën, Albin Kurti akoma se ka ca punë nëpër duar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për formimin e qeverisë së re, duke thënë se është i pari nga Kosova që e bën këtë.

Nga një tubim elektoral në Shtime, Konjufca tha se nuk është aty për të komentuar veprimet e institucioneve, por për të promovuar fushatën, ndërsa theksoi se urimet nga të tjerët do të vijnë më pas.

“S’jam këtu për t’i komentuar këto veprime, jam këtu për ta promovuar fushatën tonë në Shtime. Urimet me siguri do të vijnë për kryeministrin Rama, qe unë i pari këtu nga Shtimja po ia uroj. Për të tjerët mund t’i pyesni ata. Shpresojmë dhe urojmë që të jetë një bashkëpunim shumë i mirë me zotërin Rama dhe qeverinë e tij”, u shpreh Konjufca.

Pak dite me pare kryeministri dhe ministrat e kabinetit të ri të qeverisë ‘Rama 4’ janë betuar para Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Pas leximit të Dekretit të Presidentit për emërimin e Këshillit të Ministrave, ministrat e rinj u betuan me dorën mbi Kushtetutë sipas formulës së betimit:

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Betimi vjen një ditë pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.

Advertisement