Politike
Emrat qarkullojnë korridoreve të PD/ Kalaja: Kanë marrëveshje me Yuri Kim dhe Soros

Ndërkohë në media ka nisur të lakohen disa emra, si një mundësi e opozitës për bashkinë e Tiranës, në PD, me sa duket, shumëkujt nuk i ka pëlqyer.
Dhe si gjithmonë, gjendet një emër, në gojën e së cilës të vihet mendimi që qarkullon korridoreve të PD-së.
Si gjithmonë, në dispozicion për vigjilencën në PD është Adriana Kalaja
“Kur të propozoni emra, minimalisht shihni profilin në të kaluarën të kandidates/it.
Mos na detyroni të nxjerrim prova për përfshirjen në projektet e Fondacionit Soros dhe inceneratorët.
Aq më shumë, në marëveshtjet dhe planet me mafiozen Yuri Kim kundra PD dhe opozitës shqiptare. Dhe Ju e dini që unë gjithmonë akuzoj me prova.
Kaq.” – shkruan Kalaja në një postim.

