Kronike
Saga e hakmarrjes/ Vrasja e Klevis Lleshajt, lihet në burg ekzekutori i dyshuar

Gjykata e Posaçme dëgjoi versionin e prokurorisë që duke ju referuar bisedave në aplikacionin SKY Ecc akuzon Sabah Nuzin se kreu vrasjen e Klevis Lleshit, të urdhëruar për gjakmarrje nga Aurel Hoxha, ende në kërkim.
Nuzi e mohoi implikimin në krimin që SPAK e konsideron në kuadër të grupit të formuar nga Hoxha, që duke paguar 50 mijë euro urdhëroi rrëmbimin e 22-vjeçarit mbasi i vëllai i ishte vrarë në Angli nga një i afërm i viktimës.
Trupi I të riut u gjet katër muaj mbas atentatit, ndërsa autorët e dyshuar u zbuluan nga SPAK nga materialet e administruara në SKY Ecc të përcjella nga partnerët.
Duke zbërthyer këto komunikime SPAK beson se gjendet përpara një grupi që fitoi të ardhura nga trafiku i kokainës por edhe u hakmor.
Mbi të njëjta biseda, SPAK dyshon se edhe i dyshuari tjetër Samet Loka ka pastruar paratë e grupit dhe ndaj kërkoi masë sigurie.
Por në seancë nuk u shpjegua se përse i arrestuari i dytë u mbaj për 48 orë në burg dhe jo në arrest shtëpie siç kishte dhënë më herët verdiktin gjyqtari i masës personale.
Kur dy të dyshuarit dolën para gjyqtarit u konstatua se Samet Loka ishte arrestuar pavarësisht se ndaj i ishte dhënë arrest shtëpie. Gjyqtari urdhëroi kthimin e tij nën “arrest shtëpiak”.
SPAK pret t’i dorëzohet nga Italia edhe një i katërt identifikuar si Saimir Kolaveri dhe që dyshohet se ndërmjetësoi midis porositësit Hoxha dhe vrasësit me pagesë, emri i të cilit gjendet në listën e e vrasësve të dyshuar që u angazhuan prej vrasjes së Agim Hoxhës në 2020, për të vrarë burrat e fisit Lleshi.

