Kronike
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi lumin e Bënçës, ku ka humbur jetën një i ri.
Sipas të dhënave paraprake, motoçikleta me të cilën po udhëtonte është përplasur me bordurën metalike anës rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit, Ergest Qenani, 25 vjeç, banues në Tepelenë, ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.