Connect with us

Politike

Kafja ngre tensionet/ Karaj: ‘Patriarku’ i PD është i shqetësuar nga lëvizja brenda partisë

Avokat Leonard Karaj  deklaroi ne emisionin ‘Jashtë kontrollit” në NTV.al me moderator Red Varaku, se brenda PD ka filluar nje levizje politike qe e ka tronditur atë që quhet ‘Patriarku i PD’ Sali Berisha.

Avokati fillimisht u ndal te hetimet e fundit qe ka ne dore SPAK, dhe qe sipas tij tani ka vene ne shenjester njerez nga Partia Demokratike. Siç u shpreh Karaj, SPAK eshte duke mbyllur hetimet per Flamur Noken.

“Jane intensifikuar fort dhe jane ne perfundim hetimet per Flamur Noken. Eshte regjistruar nje procedim penal ne muajin qershor te vitit 2024. Ka procedim per te pakten 6 apo 7 raste vepra penale, si pershembull “Fshehje e pasurise”. Rasti i pare: SPAK ka hetuar per nje vile ne Gjirin e Lalzit. Rasti i dyte per nje lloj transaksioni qe zoti Noka ka kryer ne vitin 2010, kur sapo u zgjodh deputet, mori kredi te bute qeveritare 50 mije euro, me interes banker minimalist, dhe bleu nje apartament ne nje zone shume te lakmuar, per shumen rreth 80 mije euro dhe disa kohe me pas e ka shitur kete prone per shumen e rreth 180 mije euro dhe me kete shume, ai me pas ka kryer nje tjeter blerje ne nje pallat prane Liqenit Artificial. Ketij transaksioni SPAK po i ve kapakun. Edhe ne kohen kur zoti Noka, gjate periudhes 2006 -2009 ka qene drejtor i Entit te Banesave, i ka dhene familjareve te vet, motres, vellezerve dhe kunates qe jetojne ne Belgjikë, kater apartamente ne Sarande si te pastrehë. Te gjitha keto jane ne dosjen e SPAK” – Deklaroi avokati duke theksuar se sipas SPAK, me keto akuza, Flamur Noka rrezikon deri 15 vite burg.

Red Varaku: Po per levizjen qe ka filluar brenda PD, pas ‘kafes qe ka ngritur tensionin’…

“Brenda opozites gjerat po gelojne. Ata qe jane ne lidershipin e kesaj partie po shohin se problemet nuk po vijne vetem nga te vetet por edhe nga drejtesia per shkak te mekateve qe mund te kene pasur. Aty problematika eshte e tejskajshme. Ne kete lloj vazhde, duke pare edhe miopine e madhe qe ka kapur kete force politike, ka nje grupim njerezish te rinj si Gaz Bardhi, Salianji, Alimehmeti, Jorida Tabaku qe po tentojne ti japin nje lloj frymemarrje nga brenda Partise Demokratike. Duke qene se zgjedhjet per kryetarin e PD jane ne muajin maj te viti tjeter, po tentojne qe zotit Berisha ti merret lidershipi. Dhe ai qe quhet “Patriarkui madh i PD” duket se eshte i shqetesuar shume nga kafja mes 7 vetave” – theksoi avokati i njohur

Advertisement