Bota
Deklarata që tronditi Europën dhe SHBA/ “Çmendet” Putin: Ukraina? Tokë ruse dhe pikë
Territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë kanë qenë gjithmonë ruse, theksoi Presidenti Vladimir Putin sot, duke përsëritur qëndrimin e Moskës për këtë çështje.
Në fjalimin e tij para Këshillit të të Drejtave të Njeriut, presidenti rus argumentoi se “Donbasi është territor rus, ky është një fakt historik”.
Ai shtoi se territoret ukrainase të pushtuara nga Moska gjatë luftës “kanë qenë gjithmonë pjesë e Rusisë”. Putin tha gjithashtu se “operacioni special ushtarak”, siç e quan Rusia luftën në Ukrainë, do të përfundonte dhe vendi i tij do të arrinte të gjitha qëllimet e tij.
Ky qëndrim është narrativa e vazhdueshme e Rusisë, e cila është e kundërt me perspektivën e tërheqjes prej tyre.