Connect with us

Aktualitet

Kali i qyqes dhe helmimi – Puna e organizatës PPNEA

Për më tepër se një dekadë, organizata PPNEA është duke punuar për ruajtjen e popullatës së kalit të qyqes (Neophron percnopterus) në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve ne kemi dhënë më të mirën tonë, duke ndërmarrë aktivitete si monitorime në terrenfushata për rritjen e ndërgjegjësimit publikprograme edukimi për fëmijëtndërtimi i një rrjeti mbështetësish në nivel lokal, si dhe aksione parandaluese ndaj rreziqeve që kjo shkabë e mrekullueshme has në zonat e bukura malore të vendit tonë. Puna jonë disa herë është përballur me pengesa, e disa herë të tjera na ka bërë krenarë; Megjithatë, ne kemi akoma shumë për të arritur, siç është adresimi i praktikës së kurtheve me helm.

Helmimi është shkaku kryesor i rënies së numrit të shkabave në botë. Në gadishullin e Ballkanit, ky vrasës i heshtur është duke zhdukur popullatat e shkabave, duke bërë që në vende si Shqipëria, të mbetet vetëm një lloj folezues, krahasuar me katër lloje që kanë ekzistuar më parë. Kjo shkabë e fundit folezuese në vendin tonë është kali i qyqes, një specie tejet e bukur, e ngulitur në folklorin tonë dhe jetën e përditshme të banorëve lokal pranë territoreve të folezimit. Organizata jonë ka ndërmarrë aksione me rëndësi për adresimin e këtij fenomeni, si ndërtimi i dy stacioneve suplementare, krijimi i një rrjeti mbështetësish të quajtur ”Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”, apo shpërndarja e kiteve kundër helmimit. Akoma më tej, PPNEA ka ndërmarrë një studim mbi përdorimin e produkteve mjekësore veterinare në Shqipëri, me qëllim arritjen e një kuptueshmërie më të lartë mbi legjislacionin rregullues, si dhe identifikimin e alternative më pak të dëmshme ndaj ndaj këtyre medikamenteve me rrezik.

Dy stacionet tona suplementare funksionojnë rregullisht duke ofruar ushqim të sigurt për kalin e qyqes pranë territoreve të folezimit. Të dhënat tregojnë se këto stacione kanë mundur të sigurojnë ushqim për 40% të popullatës së kësaj shkabe në Shqipëri. Megjithatë, këto stacione nuk do të ishin të suksesshme nëse nuk do të mirëmbaheshin nga banorët lokal që i furnizojnë në mënyrë periodike me kërma, të cilat shërbejnë si ushqim për kalin e qyqes. Në mënyrë që mbështetësit tanë të kishin mundësi të ruanin këto kërma, ne i dhuruam dy frigoriferë. Një prej frigoriferëve u dhurua në institucionin e AdZM Gjirokastër, ndërsa tjetri te një prej mbështetësve tanë më të mirë, një banor lokal i Kurveleshit me emrin Mujo.

Akoma më tej, ekipi ynë, në mënyrë që të ndihmojë barinjtë dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi praktikën e gabuar të kurtheve me helm, ka shpërndarë 4 kite kundër helmimit në shërbimin veterinar të Gjirokastrës. Këto kite do të ndihmojnë në adresimin e rasteve të helmimit midis qenve të barinjve, të cilët janë tepër të rëndësishëm për arsye se mbrojnë tufat e bagëtive, që përfaqësojnë burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre. Qentë, njësoj si shkabat, bien në kurthin e helmeve, të cilat vendosen për të menaxhuar popullatat e ujqërve në zonat rurale. Këto kite do të ndihmojnë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen negativ, duke ndihmuar në uljen e rasteve të përdorimit të kurtheve me helm.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

SPAK po mbledh të dhëna nga vendet e BE-së për pasuritë e Ilir Metës

Gazetarja Anduena Llabani tha se SPAK është në pritje të letërporosive nga vende të ndryshme të BE-së në lidhje me pasuritë që janë (apo dyshohet se janë) në emër të Metës dhe familjes së tij.

Po ashtu Llabani bëri me dije se hetimet për çështjen CEZ DIA janë drejt fundit.

“Oltion Bistri ka qenë punonjës në partinë e drejtuar nga Meta. Mendoj që jo rastësisht këta njerëz marrin këta pozicione. Politika i vendos ata, i katapulton, i përdor ata.

Oltrion Bistri mund të jetë një thesar sa i përket fakteve se si funksionojnë sot lidhjet mes politikës dhe krimit.

Po bëhen verifikime për të gjithë procedurat ose për faturat ekonomike. Është në fazën ku përveç faktit penal, Meta po hetohet nga SPAK dhe për faktin ekonomik.

Janë në pritje të letërporosive.

Nuk është imun Meta nga pasuritë jashtë vendit. Këta janë të gjithë me pasuri dhe me prona jashtë territorit dhe në vende të BE ku e dimë shumë mirë se çfarë kalvari duhet të kalosh që të marrësh një shtëpi, një restorant etj.

SPAK është duke mbledhur të dhënat nga vendet e huaja në lidhje me pasuritë që janë, apo dyshohet se janë në emër të Metës dhe familjes së tij.

Çështja ndaj Metës për Çez Dia është drejt fundit”, tha ajo

Continue Reading

Aktualitet

Veshi xhubletën në diplomimin në Amerikë, 22-vjeçarja me origjinë shqiptare: Përfaqëson identitetin tim

22-vjeçarja Mary Camaj, e cila është e sapodiplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Kolumbisë në shenjë falënderimi për të parët e saj, veshi xhubletën në ditën e diplomimit.

Ajo tërhoqi shume vëmendjen dhe fotot e saj u shpërndanë edhe në mediat shqiptare apo nga personazhe te ndryshëm.

Ne Amerike ajo punon për ish-këshilltarin e qytetit të Nju Jorkut dhe kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj.

Ajo tregoi se përse kishte zgjedhur të vishej me veshjen tradicionale në diplomimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Doja të ndaja lajmi me të tjerët në rrjetet sociale dhe vendosa të vesh xhubletën time, është xhubletë origjinale, xhubleta e vajznisë. Mendova se meqë jam duke marrë diplomën në shkenca politike, pikërisht për Ballkanin ku jetojnë shqiptarët, unë mendova se xhubleta përfaqëson identitetin tim dhe një foto me një xhubletë flet 1000 fjalë. Kjo ishte arsyeja.

Ndërsa për ceremoninë e diplomës, kemi pasur një ditë të caktuar për të bërë fotot, nuk ka qenë dita e ceremonisë. Unë erdha shkova në shkollë dhe vesha xhubletën, jam ndier shumë krenare se xhubleta nuk është vetëm simbol i Malësisë së Madhe por i gjithë shqiptarisë”,-tha Camaj.

Continue Reading

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING