Connect with us

Politike

Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë bërë zgavra korrupsioni

Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen, pushteti bëhet i rrezikshëm”. Këtë paralajmëroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi,  sipas të cilit në të kundërt  vendi ynë do të përfundojë si Bjellorusia dhe vendet e tjera postkomuniste të lindjes që nuk arritën të krijojnë demokraci. Shehi thekson se në Shqipëri po kalcifikohet e keqja dhe po kalbëzehet totalisht shteti.

“Kemi shpresë këtë fundvit që prokurorët i kanë dhënë një shans shqiptare për të pastruar një pjesë të politikës. Fitoi Rama dhe kjo është e trishtueshme. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që të merrte 4 mandate. Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen pushteti bëhet i rrezikshëm. Po kalcifikohet e keqja në shoqërinë shqiptare dhe po përfundojmë si Bjellorusia, Azerbajxhani e Kazakistani të gjithë këta vende post komuniste që nuk ishin të zotë të hyjnë në demokraci. Ne po hyjmë në rrugën e tyre që është kalbëzim total i shtetit”, tha Shehi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për Shehin çdo institucion i këtij vendi është zgavër korrupsioni dhe jo vetëm ato që janë nën hetim nga SPAK.

Advertisement