Connect with us

Politike

Rama në Abu Dhabi/ Paloka: Nuk dihet çfarë pazari ka vajtur të bëj sot, por e sigurtë për xhepat e tij…

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me fluturimin e kryeministrit Edi Rama pasditen e sotme në Abu Dhabi.

Në postimin e tij në Facebook, Paloku ironizon Ramën, që sipas kryeministrit që shtrëngonte dhëmbët sa herë mendonte për të rritur pensionet, sot ka marrë charterin e ka shkuar për të disatën herë brenda pak kohësh në Emiratet e Arabe.

‘Se përse e presin “vëllazërisht” tani dihet se disa prej skandal-pazareve që bën Rama andej, janë bërë publike. Nuk dihet çfarë pazari ka vajtur të bëj sot, po është më se e sigurtë që çfardo që bën është për xhepat e tij dhe kunder interesave të shqiptarëve!’, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Rama i ka hipur prape charterit per Abu Dhabi ku e priskan “vellazerisht”!!! Ky qe shtrengonte dhembet sa here mendonte per te rritur pensionet, ka marre charterin e ka vajtur per te disaten here brenda pak kohesh ne Emiratet Arabe. Se perse e presin “vellazerisht” tani dihet se  disa prej skandal-pazareve qe ben Rama andej, jane bere publike. Nuk dihet cfare pazari ka vajtur te bej sot, po eshte me se e sigurte qe cfardo qe ben eshte per xhepat e tij dhe kunder interesave te shqiptareve!

Image

Advertisement