Connect with us

Pinknews

Ish-moderatorja e “Procesit Sportiv”, Nevina Shtylla flet për operacionet plastike: Nuk kam pasur …

Ish-moderatorja e “Procesit Sportiv”, Nevina Shtylla është përfolur disa herë për ndërhyrje kirurgjikale. Por moderatorja është shprehur se s’ka bërë asnjë operacion plastik, edhe pse është përballur me trysni, pasi ndihet mirë me veten.

Megjithatë, ajo pranoi se nuk është kundër ndërhyrjeve estetike dhe kirurgjikale për njerëzit që nuk ndihen mirë me veten dhe e kanë të domosdoshme.

“Rrudhat varet sesi të zë pleqëria ndonjëherë, se tek disa njerëz janë edhe të bukura. Unë nuk jam komplet kundra ndërhyrjeve estetike dhe atyre kirurgjikale, ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe le ti bëjmë, shumë mirë që ekziston dhe është mundësia për të rikuperuar një defekt që mund të kenë. Unë personalisht kam pasur edhe trysni, e kam menduar nëse duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje apo jo.

Ishte një postim që më dërguan me gjoksin e bërë, hundën dhe buzët. Gjoksin e zvogëlova se e kisha të madh (qesh). Ndihem mirë me veten time kështu si jam, nëse Zoti do më kishte bërë me një trup tjetër ndoshta edhe do të kisha bërë dy-tre ndryshime,”- u shpreh Nevina Shtylla në “E diel”.

/Panoramaplus.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *