Connect with us

Sport

Champions League/ Bayern, Liverpool, Chelsea bëjnë detyrën, dështojnë Atalanta e Atl. Madrid

Champions League mbylli këtë të mërkurë raundin e shtatë në fazën e ligës. Bayern Munich fitoi 2-0 kundër Royale Union duke marrë të drejtën për në fazën e 1/8-ave si skuadra e dytë pas Arsenalit. Tri pikë me shumë peshë edhe për Liverpoolin, Chelsean, Juventusin, Barcelonën apo Newcastle. Dështim për Atletico Madridin në Stamboll.
Në Gjermani, Bayern Munich mposhti 2-0 belgët e Royale Union SG falë dopietës së Harry Kane në pjesën e dytë, për të marrë një biletë për në fazën e 1/8-ave.
Në Londër, një gol i Moises Caicedos në minutën e 78-të i dha tri pikë me vlerë Chelseat kundër debutuesve të Pafos. Në ‘Velodrome’ vendasit e Marseille u mposhtën 0-3 nga Liverpooli me golat e Szoboszlai, autogolin e Rullit dhe Gakpo.
Barcelona përmbysi 2-4 Slavian në Pragë. Kusej kaloi çekët në avantazh, para se Fermin me dopietë të rikthente katalanasit në avantazhin e përkohshëm. Në fundin e pjesës së parë autogoli i Lewandowskit vendosi ekuilibrat në 2-2. Olmo dhe Lewandowski shënuan dy gola të tjerë për Barçën në fraksionin e dytë.
Ndeshjet e fundit të fazës së ligës, të vlefshme për raundin e tetë do luhen më 28 janar në orën 21:00 dhe në to do mësohen tetë ekipet e kualifikuara në fazën e 1/8-ave, 16 skuadrat që do garojnë në play-off dhe 12 skuadrat e eliminuara (Eintracht, Slavia e Pragës, Villarreal dhe Kairat Almaty janë jashtë zyrtarisht).

Champions League, raundi i shtatë i fazës së ligës:

E mërkurë, 21 janar 2026

18:45

Galatasaray 1-1 Atletico Madrid

Qarabag 3-2 Eintracht Frankfurt

21:00

Atalanta 2-3 Athletic Bilbao

Bayern Munich 2-0 Royal Union SG

Chelsea 1-0 Pafos

Juventus 2-0 Benfica

Marseille 0-3 Liverpool

Newcastle 3-0 PSV

Slavia e Pragës 2-4 Barcelona

Renditja:

Advertisement