Kronike
DURRES/ BABAI PLAGOS VAJZEN DHE NJE TJETER
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën.
Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Vajza e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj.
Mësohet se babai ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka goditur edhe një person tjetër, punonjës në të njëjtën agjenci.
Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj
LAJMI NE PERDITESIM
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj. 56-vjeçari ka plagosur dhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij. Dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë – Durrës / Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.
LAJMI NE PERDITESIM
Të tjera detaje dalin nga ngjarja e ndodhur në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën 24 vjeçe. Burime bëjnë me dije se prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur. Ai është kthyer në Shqipëri së fundmi ku ka kërkuar të ribashkohet me familjen, por kjo nuk është lejuar nga vajza. Kjo ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori është ende në arrati.