Connect with us

Kronike

Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan.

Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën infermierja Dëshira Hoxha, ka mbetur e plagosur rëndë mësuesja Albana Boja, si dhe drejtuesi në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement