Connect with us

Politike

Protesta e së shtunës/ Abilekaj: Dhuna e policisë e pajustifikuar, reagim frike dhe urdhër politik nga Rama

Analisti Enton Abilekaj ka kritikuar ashpër reagimin e policisë dhe të qeverisë pas protestës së fundit, duke e cilësuar atë si të dhunshëm, joprofesional dhe politikisht të motivuar.

Sipas Abilekajt, veprimet e forcave të rendit shkuan përtej çdo proporcioni dhe nuk u diktuan nga rreziku real i protestuesve, por nga frika e kryeministrit Edi Rama për përshkallëzimin e protestave dhe destabilizimin politik të vendit. Ai theksoi se ky “halli personal” i kryeministrit u reflektua në të gjithë zinxhirin shtetëror, deri te dhuna ndaj qytetarëve të pafajshëm, përfshirë edhe rastin tronditës të arrestimit dhe dhunimit të një 10-vjeçari.

Enton Abilekaj: Unë mendoj që është e qartë që ka pasur një dhunë jo proporcionale nga ana e policisë dhe e qeverisë dhe e shtetit. Sepse, ajo që ndodhi pas protestës, në fund të protestës, lëshimi i disa molotovëve në drejtim të kryeministrisë, ka ndodhur pothuajse në çdo protestë, por reagimi nuk ka qenë i tillë. Nga policia. Policia menjëherë përdori gazin lotsjellës, e përdori në sasi shumë të mëdha, përdori një gaz të skaduar që mund të jetë i rrezikshëm për jetën e njerëzve. Dhe dhuna që ushtroi pastaj ishte, shproporcionale, jashtë çdo limiti. E dyta është që policia tregoi edhe tek parlamenti, policia tregoi një represion, ishte një masë represive në mënyrë të pashpjegueshme ndaj protestuesve që të cilët nuk rrezikonin asnjë gjë, përveç se protestonin përpara parlamentit dhe goditën me gurë gjëra që nuk kishin asnjë dëm dhe asnjë rrezik për godinën. Kështu që, asgjë nuk u rrezikua nga protestuesit, asgjë nuk u bë më shumë se në protestat e tjera nga protestuesit. Por problemi lindi se u bë shumë më tepër nga policia. Reagimi ishte joprofesional. Reagimi ishte një reagim frike. Reagimi ishte një reagim politik. Pra, reagimi i policisë nuk tregonte frikën e policisë, por tregonte frikën e Edi Ramës nga përshkallëzimi i protestave. Jo nga protesta e së shtunës, por nga ideja që këto protesta mund, me këtë pjesëmarrje, në qoftë se do të përshkallëzohen, në qoftë se do të bëhen permanente, mund të vërtetë të rrezikojnë destabilizimin politik të vendit dhe pastaj rrëzimin e qeverisë. Kështu që, mendoj që ajo që e përcaktoi protestën ishte frika e kryeministrit ëh nga mundësia e rrëzimit prej protestave. Dhe kjo, ky hall personal u reflektua me një urdhër në gjithë zinxhirin shtetëror, deri te polici më i thjeshtë, duke shkelur ligjin për reagimin gjatë protestave dhe për mënyrën e sjelljes ndaj qytetarëve. Derisa u pa që u bë rasti i 10-vjeçarit të arrestuar dhe të rrahur në komisariatin e policisë, sikur të ishte një personazh i rrezikshëm, ndërkohë që ai nuk kishte asnjë lidhje me protestën, por kishte dalë pa prindërit. Ky ishte një gabim i tij në një ditë jo të zakonshme, në një ditë të papërshtatshme.

Advertisement