Connect with us

Kronike

Transportonin emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën 5 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë.

Dy të arrestuat u kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez, kundrejt pagesës 2700 euro secili. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”. U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë. Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit: -A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës. 

Këta 2 shtetas janë kapur në flagrance nga sherbimet e Policisë, në vendin e quajtur  “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Advertisement