Politike
Rama niset në Bruksel, takim me Presidentin e Këshillit Europian
Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Brukselit ku në mbrëmje do të zhvillojë një darke pune me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Agjenda vetëm disa orë në Bruksel lidhet me procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kryeministri Rama pritet të kthehet në Shqipëri paraditen e së martës.
Më herët gjatë ditës Rama mblodhi grupin e PS, nga ku u bë publik edhe qëndrimi i Partisë Socialiste lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv.kryeministren Belinda Balluku.