Connect with us

Politike

Janë trembur, nuk e lëshojnë pa gjak/ Strazimiri: Dhuna u shkaktua nga patronazhistët-policë

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka folur për protestën e djeshme kombëtare tw organizuar nga opozita. Strazimiri shprehet se, Edi Rama, qeveria dhe patronazhistët janë trembur dhe nuk e lëshojnë pa gjak.

‘Për mendimin tim ka ë dy shpjegime. E para është fakti që janë trembur. Janë trembur dhe kërkojnë të tregojnë vendosmërinë që ë domethënë pa gjak nuk e lëshojmë. E dinë që ju ka ardhur fundi, e dinë që nuk i do më asnjë, e dinë që e dinë që dhe vetë brenda përbrenda vetes së tyre ë nuk i do më ë njeri. Kështu që ë po përpiqen të tregojnë në mënyrën më ekstreme vendosmërinë që këta nuk e lëshojnë pushtetin. E para.

E dyta është mënyra se si po e bëjnë këtë punë. Ë pamjet që juve dhe televizioneve të tjera dhanë dje në lidhje me sulmin që pati nga një grup personash me uniformë ndaj deputetin Bledion Nallbati, është tregon më së miri se deri në çfarë mënyre këta e kontrollojnë shtetin.

Ai grup njerëzish të veshur me uniformë, policë nuk ishin. Polici për një rrogë, nuk shkon të godasë sado domethënë i nxehur të jetë, është i trajnuar për atë punë, shkon të godasë. Ëh, në grup me me me orientim, një deputet të opozitës. Kurrë nuk ndodh.

Ata janë militantë, patronazhistë, të cilët i kanë veshur me uniformë. Po, një militant e bën atë punë, një militant dhe e vret deputetin e opozitës, duke shprehur të gjithë gatishmërinë dhe dhe vendosmërinë për të mbajtur në pushtet partinë e tij, e cila siç ju thashë ka treguar dhe sigurisht dhe instruktazhin që ju bën edhe oficerëve, edhe policëve të thjeshtë, është që shiko ne nuk e lëshojmë pushtetin.

Këtu nuk ka më lidhje me ligjin, këtu ka lidhje, këta janë armiq tanë, këta duhen shtypur sot, duhen shtypur qoftë dhe përballë kamerave, në qoftë se gazetarët nuk refuzojnë domethënë të kthejnë kokën në anën tjetër, do të shtypim dhe gazetarët. Gjë që ndodhi dje.

Ky nuk është një lajm i keq për shoqërinë, ky është domethënë acarimi i gjërave në këtë në këtë pikë tregon që të paktën ky vend nuk ka vdekur fare. Domethënë ka një pjesë të shoqërisë që ju qëndron, ka një pjesë tjetër të së keqes që i përgjigjet. Sigurisht që gjërat do të tensionohen dhe më shumë. Mirë do të ishte të çohemi sa më shumë që e keqja të kuptojë që nuk mundet dot të bëjë gjak, se ata janë nisur për të bërë gjak.

Absolutisht po. Jua thashë dhe në protestën paraardhëse, kanë goditur në mish me predhat dhe me plumbat e gomës dhe me predhat e gazit lotsjellës, kanë goditur në trup deputetët e opozitës të grumbulluar përballë stage-it në në në bulevard. Kur ende nuk i kishin nuk kishin filluar domethënë trazirat.

Kështu që kjo që ndodhi dje me Bledion Nallbatin është një përshkallëzim dhe të cilin me thënë të drejtën unë e prisja. Kjo është një thirrje alarmi për t’u ngritur të gjithë bashkë për t’i lidhur duart dhe këmbët këta që po vjedhin jo thjesht paratë e buxhetit, po vjedhin më shumë se aq, po vjedhin të ardhmen e fëmijëve që ende nuk kanë lindur.’, u shpreh Gent Strazimiri në SYRI TV.

Advertisement