Politike
Këlliçi: Brenda PS është grupi ‘2B’ për të mbrojtur Ballukun, të zyrtarizohet grupi i ri parlamentar
Këlliçi kërkon që të zyrtarizohet ky grup, i quajtur “Grupi 2B”, duke theksuar se duhet të konsolidohet dhe të veprojë hapur për të kundërshtuar shkeljet ligjore, kushtetuese, etike dhe morale brenda Partisë Socialiste, duke garantuar drejtësi dhe barazi para ligjit. Ai nënvizon se ky grup përbëhet nga deputetë të rinj, pa përvojë e vizion politik, që veprojnë si “kamikazë” për të mbrojtur figurat e larta të partisë.
Së fundmi, brenda rilindjes në Parlament, është ravijëzuar një grup i ri parlamentar. Kryesisht me deputetet e reja, që janë aty vetëm më një qëllim, të bertasin për Belinda Ballukun, zyrtarisht e pandehur për abuzim me të paktën 1.1 miliardë euro.
Të kuptohemi, të gjithë deputetët e PS janë tërhequr nga veshi prej Belës dhe Palloshit dhe bëjnë çfarë u thonë ata për të mbrojtur korrupsionin, shkelur rregulloren e Kushtetutën.
Disa e bëjnë me koken ulur, si të zënë në faj, po ama janë disa syresh që të marrin gjak në vetull. A thua se kujdestarja e tyre i ka kursyer shtetit 1.1 miliardë euro dhe nuk i ka vjedhur, a thua se nuk ka intimiduar dëshmitarët, a thua se ka vepruar me minimumin e etikës politike e qytetare duke dorëzuar mandatin, imunitetin, e duke shkuar para drejtësisë.
Teksa ka kryer çdo shkelje të mundshme ligjore, kushtetuese, etike e morale, dhe mbahet me thonj për të mos lejuar drejtësi e barazi para ligjit, prapë Belinda ka grupin e saj të kamikazëve brenda PS, që e adhurojnë e hidhen në zjarr për të.
Ato nuk janë as Valentina Leskaj e as Ermelinda Meksi, apo zonja të tjera me stof në atë parti. Por janë të rejat, që janë aty enkas për t’u kthyer në parzmore dhe që nuk kanë asnjë mendim e aq më pak vizion.
Do ishte e udhës që në këto kushte, të legalizohej si grup i ri parlamentar.
Të konsolidohen e të ecin para. GRUPI 2B!