Bota
Mbreti Charles reagon për arrestimin e vëllait/ Familja mbretërore në qendër të skandalit Epstein
Mbreti anglez, Charles ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor.
Mbreti theksoi se çështja po hetohet nga autoritetet përkatëse dhe se ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të familjes mbretërore. Ai theksoi se çështja është nën hetim dhe nuk mund të komentojë.
“Me shqetësimin më të thellë mësova lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse.
Në këtë, siç e kam thënë edhe më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe me gjithë zemër. Më lejoni ta them qartë: ligji duhet të zbatohet. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej mbi këtë çështje.
Ndërkohë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj jush të gjithëve”, thuhet në reagimin e Charles.
