Connect with us

Bota

Franca del nga rreshti/ Dialog, por lironi menjëherë e pa kushte francezët e ndaluar në Iran

Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot foli dje në telefon me homologun e tij iranian Abbas Araghchi, në ditën e pestë të konfliktit që po shkatërron Lindjen e Mesme, njoftoi sot Ministria Franceze.

“Ministri dënoi sulmet iraniane, riafirmoi angazhimin e Francës për stabilitetin në Lindjen e Mesme, për deeskalimin dhe për rifillimin e një dialogu diplomatik të përkushtuar, në përputhje me ligjin ndërkombëtar që rregullon përdorimin e forcës”, deklaroi Quai d’Orsay. Barrot shprehu gjithashtu “shqetësimin e vazhdueshëm” të Francës për fatin e “qytetarëve të ndaluar në Iran” dhe bëri thirrje për “lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte”.

Advertisement