Connect with us

Kronike

Plagoset me thikë 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme nga një bashkëmoshatar në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Sipas Policisë, shtetasi S.V. ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, A.C., i cili ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur për arsye ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

I riu S.V. u arrestua nga Policia pas ngjarjes, ndërsa ndaj shtetasit A.C. u ekzekutua vendimi i Gjykatës, e cila e ka dënuar atë me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e motivit dhe rrethanave të këtij incidenti, duke garantuar sigurinë në zonën ku ka ndodhur.

Advertisement