Pinknews
“Nëse nuk kanë pasur lidhje, atëherë kanë qenë…”/ Greta përplaset me Brikenën dhe Mateon, lëshon deklaratën e papritur për banorët
Greta është përplasur me Mateon dhe Brikenën, teksa nuk i ka kursyer fjalët për këtë të fundit, edhe pse shihej shumë e afërt me të.
“Ti ke thënë që me Mateon keni folur disa muaj, por doli se keni pasur lidhje, që jeni puthur, që keni qenë bashkë një vit. Hajde Brikena tani, nuk je e larë dhe e shpëlarë me flori. Më beso që edhe për ty kanë dalë shumë hipoteza. Kështu që kujdes”, ishin disa nga fjalët me të cilat Greta iu drejtua Brikenës gjatë debatit të tyre.
Më pas, Greta bisedoi me Edisën dhe Juelën, dy kundërshtare të tjera të Brikenës në lojë, duke thënë se nëse ajo dhe Mateo nuk kanë pasur lidhje dashurie jashtë, atëherë ngriti hipotezën se të dy ishin miq me benefite.
“Ti trego njëherë, e do apo jo. E do vetëm si shok me benefite apo për çfarë. Se nëse nuk ka pasur lidhje, atëherë i bie të kenë qenë shokë me benefite, meqë kanë pasur disa gjëra. Edhe unë mund të insunoj se kam pasur lidhje jashtë,m kam pasur marrëdhënie. Nëse insunojnë për mua, atëherë edhe unë do filloj. Meqë askush nuk ka mëshirë për mua, edhe unë nuk do të kem mëshirë për asnjë”, u shpreh Greta në bisedën me vajzat e shtëpisë.
Në ditët e fundit, miqësia e Selin-Gimbo me Brikena-Mateo është krisur dhe nominimi i Mirit si lideri i shtëpisë, ku njëri prej tyre të katërt do të lërë shtëpisë, duket se ka krijuar përçarje të reja mes tyre.