Connect with us

Aktualitet

Lufta në Iran/ Tritan Shehu propozon: Trump të marrë çmimin ‘Nobel për Paqen’

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, gjatë një prononcimi u shpreh se presidentit amerikan, Donald J. Trump duhet t’i jepet çmimi Nobel për paqen, pavarësisht se sapo ka nisur një luftë të re në Iran.

Biseda

Tritan Shehu: Trumpit t’i jepet çmimi Nobel për Paqen, ka mbyllur disa luftra. Shkatëroi një sistem diktatorial në Venezuelë. Ai regjim u dekapitua, hyri në një proces ndryshimi. Vendosi paqen në Gaza, ku askush tjetër nuk e ndaloi luftën. Po bën përpjekjet për të ndaluar luftën në Ukrainë. Presidenti Trump në dy mandatet e tij, ka qenë presidenti i paqes.

Egon Loli: O zoti Shehu t’ju pyes a jeni ju deputet dhe përfaqësues i parlamentit të Shqipërisë, apo të Izraelit, se nuk po ju kuptoj?

Tritan Shehu: Unë jam deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe jo i Iranit.

Egon Loli: Çfarë lidhje ka?

Tritan Shehu: Ka lidhje, unë mbroj interesat e popullit shqiptar.

Marlind Laçi: Ti e ke kryetarin non-grata.

Tritan Shehu: Lëri këto gjëra. Interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës, janë të lidhura me SHBA.

Marlind Laçi: Kur flisni për interesin kombëtar, krijoni neveri sepse nuk e keni artikuluar asnjëherë, sot na hiqeni nacionalist. Ajo shpurë në parlament, nuk njeh as interes kombëtar. E ktheni kalë karroce, më vjen për të qeshur, bëheni qesharakë. Si e ke përfaqësuar ti si deputet? Ke propozuar ndonjë rezolutë ti kundër Serbisë?

Tritan Shehu: Unë e kam propozuar.

Marlind Laçi: Po për shqiptarët e Çamërisë?

Tritan Shehu: Je krejt i paimformuar për zhvillimet politike në Shqipëri.

Advertisement