Politike
Revoltat pasojë e zemërimit popullor/ Nesho: Protestat tregojnë se Shqipëria ka arritur pikën e ngopjes
Agim Nesho deklaroi se zhvillimet e fundit në vend tregojnë një rritje të ndjeshme të pakënaqësisë publike dhe një ndryshim të perceptimit ndërkombëtar ndaj situatës në Shqipëri.
Sipas Neshos, dalja masive e qytetarëve në protesta brenda një periudhe të shkurtër kohore tregon se shoqëria shqiptare ka arritur në një “pikë ngopjeje” dhe kërkon ndryshim. Ai e cilësoi këtë si një lëvizje të qëndrueshme dhe me pjesëmarrje të gjerë.
Eksperti theksoi gjithashtu se protestat kanë ndikuar në rritjen e sensibilitetit në qendrat kryesore të vendimmarrjes ndërkombëtare, si në Washington dhe Bruksel. Sipas tij, këto zhvillime kanë bërë që aktorët ndërkombëtarë të shohin më qartë natyrën e regjimit në Shqipëri.
Duke komentuar qëndrimin e Gjermanisë, Nesho u shpreh se deklaratat diplomatike kundër dhunës nuk nënkuptojnë mbështetje për qeverinë, por përkundrazi tregojnë një qasje kritike ndaj saj.
Në analizën e tij, ai shtoi se situata në vend po çon drejt një rritjeje të ndërgjegjësimit publik, ndërsa paralajmëroi se mungesa e ndryshimit politik mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të krizës.
Nesho:
Unë dua dy momente. E para, dalja e një shumice të madhe njerëzish në periudha të shkurtra, 10 ditore, tregon që ka arritur një pikë ngopje dhe opinioni publik tashmë është për ndryshimin e situatës në Shqipëri. Duan s’duan, është një mënyrë konsistente, një masivitet shumë i madh.
E dyta, e dyta që është e rëndësishme për mendimin tim. Këto protesta kanë rritur sensibilitetin kudo në botë. Jo se çështjen nuk do e zgjidhin shqiptarët, po sensibilitetin në kryeqendrat e vendimmarrjes si në Uashington dhe në Bruksel, kanë parë natyrën e vërtetë të regjimit. Dhe kjo është diçka tepër pozitive, gjë që ka bërë që skenarët e parapërgatitur të opozitës deri në, në greva, në, në sulme ndaj këtyre institucioneve që po vjedhin pasurinë e popullit dhe këtu marrin një legjitimitet sepse është zemërimi i popullit që kërkon pasurinë e përvetësuar në mënyrë të padrejtë nga një regjim kriminal i cili po luan për një periudhë të gjatë. Prandaj, nëse dy këto momente, Bushat, është që kemi arritur në një, në një, në një fazë që nga dita në ditë, bashkë me opinionin e brendshëm të vendit, po piqen kushtet që dhe opinioni i jashtëm duke përfshirë lokomotivën që është Gjermania.
Tani, flasim pak për deklaratën. Në gjuhë diplomatike, Gjermania, për të mos u akuzuar nga ky regjim kriminal që po i vë flakën me, me tullumbace e me fishekzjarre Shqipërisë, bën një deklaratë diplomatike që distancohet nga dhuna. Por a është politika gjermane kundër këtij regjimi duke penalizuar këtë regjim? Po. Dhe kjo është pika që shton më tepër atë ndërgjegjësimin e shqiptarëve që nuk kanë të ardhmen e tyre më europiane.
Po ju ikën nga dora, duke besuar në pallavrat e një njeriu që ka mashtruar për 13 vjet, që do e çonte Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Iku dhe kjo gjë. Ky tashmë e ka bashkuar të ardhmen e tij me Vuçiçin. Dhe kjo e po e ndërgjegjëson akoma më tepër opinionin publik. Tani, është një mënyrë dhe ti ke të drejtë, që këto regjime bëhen me revolucione, ashtu siç u bë në Sri Lanka, që e morën i vunë flakën pallatit mbretëror dhe pas tre orëve Departamenti i Shtetit dhe Sekretari i Shtetit tha, ju pranojmë si partnerë, do të bisedojmë së bashku, pavarësisht se kryen një dhunë të plotë. Pse? Se kishte arritur deri këtu sa nuk mbahet. Ti i vjedhësh ti popullit 13 miliardë dollarë, që mund të ishte bërë Shqipëria një Monte Karlo, nuk është pak. Prandaj, këta njerëz i dinë kushtet e Shqipërisë, jo se nuk kanë vullnetin për ta…
Pra, unë jam që është një sukses. Dihet që Rama është në atë, komplet i i çfazuar, duhet të them nga reagimet që edhe Lapsi, edhe Bushatin e falenderoj që na informon opinionin publik se si reagon kryeministri shqiptar në mbledhjet e kryesisë, si i quan, si i zeron me zero të gjithë ata bashkëpunëtorë që i heqen sikur janë bashkëpunëtorët e tij në ndërtimin e kësaj Shqipërie moderne. Në fakt, s’ekziston asnjë, se i merr si lepurusha, një ditë i bën kryetar parlamenti, një ditë tjetër i vë ministër të jashtëm për gjashtë muaj dhe i heq fare, i nxjerr nga politika, duke thënë që jam unë ai që i bën.
Pra, këtu po ta shikosh, këtu është jo për revolucion, po këtu është të marrësh ndonjë, të marrësh kështu, legjionin francez që ta plugosi sepse kjo është një, një murtajë që ka kapur Shqipërinë. Prandaj, duke përfunduar dua të them Bushat, do gjenden të gjitha mënyrat. Çështja që nuk po arrin deri në, në rrëzimin e këtij regjimi, ti ke të drejtë. Kjo është një diktaturë, nuk heq dorë ky. Ky nuk heq dorë, ky sikur ta shkatërrojë Shqipërinë, ky thotë unë nuk iki