Politike
Vangjeli: Rama krijoi SPAK si kamxhik për kundërshtarët pa e ditur se po krijojin një krijesë që do u hante kokën
Lorenc Vangjeli thotë se kryeministri Edi Rama e largoi Belinda Ballukun nga qeveria për ta shpëtuar nga SPAK ndërsa po i jep pushtet në PS. Madje parashikon që Balluku shumë shpejt do të ketë një post shumë të rëndësishëm brenda kësaj partie.
“Rama me veprime e mos veprime të tij ka ndikuar që procedura të helmojë procesin. Prandaj cdo gjë që bën sot në raport me këdo shihet me dyshim e me probleme. Me zonjën Balluku, pot ë mendohej më gjatë, do ë duhej ta kishte mbyllur që në nëntor (2025). E mbajti, u zvarrit dhe në shkurt u detyrua të tërhiqet sepse kështu do të shkonte. E largoi nga qeveria sepse deri atje e kap dora e gjatë e SPAK. Sot e ka futur në Parti. Sot në parti zonja Balluku është njeriu më i fuqishëm. Nesër me gjasë mund të jetë dhe sekretare e përgjithshme e asaj partie. Ka ministra që shkojnë e japin llogari atje,” tha Vangjeli.
Për analistin Rama krijoi SPAK si kamxhik për kundërshtarët pa e ditur se po krijojin një krijesë që do u hante kokën.