Kosova
Serbët në Kosovë po vuajnë/ Gjuriç me fraza propagandistike në Këshillin të Sigurimit
Kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriç, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë e roli i UNMIK-ut duhet të forcohet edhe më tej, duke kritikuar zërat që kërkojnë shuarjen e këtij misioni.
Ai gjithashtu ka folur edhe për gjendjen e serbëve të Kosovë, duke thënë se nën qeverisjen e Albin Kurtit ata po cilësohen si “të tjerët” dhe sipas tij, OKB s’duhet të heshtë.
“Ajo që ndodh në Kosovë është cështje e përgjegjësisë së përbashkët në provën e kredibilitetit të rendit ndërkombëtar. Faktet janë shqetësusese”, ka theksuar Gjuriç pa ofruar asnjë provë e argument.
Sipas tij, eksodi I serbëve duhet të ndalet dhe të themelohet asociacioni I komunave me shumicë serbe.