Connect with us

Politike

BARDHI PER PROTESTEN: POLICIA SULM KRIMINAL

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për protestën e opozitës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës.
Në një postim publik, Bardhi i cili nuk ishte në protestë, e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një “sulm çnjerëzor” dhe një akt të rëndë provokimi, ndërsa shtoi se kjo, sipas tij, tregon se kryeministri Edi Rama “ka humbur qetësinë”.
Reagimi i Bardhit:
Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm.
Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet.

Advertisement