Connect with us

Politike

Spahiu: Nëse Spiropali do të ishte në PD, do pësonte aksident ose do akuzohej si e lidhur me bandat

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se deputetja socialiste Elisa Spiropali është me fat që është pjesë e PS dhe jo e PD-së.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live ku po diskutohej rreth ‘përplasjeve’ të fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Spiropalit.
Spahiu tha se nëse Spiropali do të kishte qenë pjesë e PD-së dhe do të ishte përplasur me Sali Berishën, do të ishte anatemuar si e lidhur me krimin e organizuar, ose do të eliminohej fizikisht.
“Spiropali është një politikane me shumë fat që është në PS dhe jo në PD, sepse nëse do të kishte këtë sjellje në PD, sot ose do të kishte pësuar aksident, ose në rastin më të mirë do të konsiderohej e lidhur me bandat e Durrësit, Elbasanit, etj, pra e lidhur me krimin. Sigurisht që të dyja partitë kanë një sjellje, por me një ndryshim, që te PS të përjashtojnë, ndërsa te PD të anatemojnë dhe poshtërojnë, ose të eliminojnë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Advertisement