Connect with us

Kosova

EUROPA E ZHGENJYER ME KRIZEN POLITIKE NE KOSOVE

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë një figurë unifikuese për postin e presidentit duke e dërguar kështu vendin në zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme brenda më pak se një vit e gjysmë.

BE-ja në vazhdimësi ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politik në vend që të sigurojnë stabilitet institucional.

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes”, është thënë nga Bashkimi Evropian.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Si pasojë, dhe në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi u shpërnda më 28 prill.

Partitë politike, në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, janë dakorduar që 7 qershori të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë

Përfaqësuesit e partive kanë deklaruar se e kanë pranuar këtë datë, pasi është kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Advertisement